Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se, në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Tuneli i Llogarasë, sot në orën 11:30 do të kryhet një shpërthim i kontrolluar rreth 1 km nga dalja e tunelit, në drejtim të Palasës. Sipas njoftimit, shpërthimi do të realizohet me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës dhe pa penguar trafikun.
ARRSH kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të punimeve.
“Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, sot në orën 11:30, rreth 1km nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës, pa penguar trafikun.
Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




