Punonjësi i një kompanie celulare gjendet i lënduar pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës

Një punonjës i një kompanie celulare është gjetur i lënduar pranë antenave të komunikimit në fshatin Krrabë të Fushë-Arrëzit.
Shtetasi L. K., rreth 50 vjeç, dyshohet se kishte shkuar për të rregulluar një defekt teknik në një antenë, kur është konstatuar i lënduar. Ai u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ngjarja u raportua rreth orës 09:20, ndërsa shërbimet e Policisë, emergjencës civile dhe shëndetësisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, në zonën e Midës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të rastit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



