QSUT: Shtatë persona po marrin trajtim mjekësor pas protestës, gjendja e tyre paraqitet stabël

Shëndet | 36 minuta më parë

Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara në orën 18:40, në Spitalin e Ushtarak (SUT) po trajtohen shtatë persona të prekur nga ngjarjet gjatë protestës. Të gjithë pacientët janë në koshience të plotë dhe nën monitorim mjekësor.

“Po marrin aktualisht trajtim në urgjencë 3 protestues dhe 4 efektivë policie, koshient të gjithë, gjendja shëndetësore stabël.”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) njofton se një pjesë e protestuesve që kanë marrë ndihmën e parë mjekësore tashmë janë larguar nga spitali për të vazhduar trajtimin në kushte shtëpiake.

“4 protestues kanë marrë mjekimin dhe janë larguar duke vijuar kujdesin ambulator.”, informon QSUT.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme