Qytetarët protestojnë për përmbytjet në Dimal – Banorët fajësojnë bashkinë, institucioni sqaron situatën e dëmeve

Sociale | 9 muaj më parë

Banorët e përmbytur të fshatrave Çiflik Arrëz,Banaj dhe Sheq kanë protestuar  përpara bashkisë Dimal, duke pretenduar se përmbytjet janë shkaktuar nga bllokimi i kanalit kullues nga ana e bashkisë.

Banorët deklarojnë se janë përmbytur 3 deri në 4 herë brenda një muaji ndërsa dëmet e shkaktuara në banesa dhe tokat bujqësore i konsiderojnë kolosale.

“Jemi përmbytur 4 herë, knalae4t janë të bllokuara”, u shpreh një banor.

Përfaqësuesit e bashkisë Dimal shpjeguan se përmbytjet kanë ardhur si pasojë e fryrjes së lumenjve dhe përrenjve dhe jo nga neglizhenca institucionale.

“Të gjithë fshatrat e prekur nuk vjen si pasojë e mos ndërhyrjes së strukturave të bashkisë. Është një pjesë që është prekur nga prurjet që kanë qenë me intensitet të lartë nga lumi. Ne kemi qenë në gatishmëri  për ditë me radhë”, u shpreh Rabushe Hoxha, Drejtoreshën e Burimeve Njerëzore Dimal.

Përfaqësuesit e Bashkisë bënë me dije se disa grupe  pune do të nisin verifikimin e dëmeve shtëpi më shtëpi, me qëllim dëmshpërblimin e familjeve të prekura.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme