Rabiot, i ashpër me ekipin: Nuk e di, nëse Milani e meritoi fitoren!

Milani mundi Atalantën 3-2 me jo pak vështirësi në fundin e ndeshjes. Adrien Rabiot, një nga titullarët më me peshë të skuadrës, nuk u shfaq i lumtur pas këtij suksesi, madje ai ngriti zërin ndaj ekipit.
“Bëmë shumë mirë pjesën e parë. Pastaj, çuditërisht në të dytën humbëm fillin e ndeshjes. Jam shumë i nevozuar, sepse nëse bëjmë një pjesë të dytë të tillë nuk shërben për asgjë të luash mirë në pjesën e parë. Fatmirësisht fituam, por nuk e di nëse e merituam”, – tha Rabiot.
Mesfushori francez më tej përpiqet të shpjegojë rëniet që Milani ka shfaqur thuajse në çdo ndeshje: “Nuk është çështje fizike, por psikologjike. Ishim në avantazh të tre golave dhe pastaj e ulëm vëmendjen dhe përqendrimin. Kur përballesh me një skuadër me kualitet rrezikon që të barazohesh apo të humbasësh.
E kam thënë që pas ndeshjes me Sassuolo-n: duhej të punonim mbi mentalitetin. Edhe ata që hyjnë në fushë nga stoli duhet të bëjnë diçka më shumë, të hyjnë mirë në ndeshje. Futbolli është kështu, nëse humb përqendrimin rrezikon t’i humbasësh ndeshjet. Gjithsesi, janë 3 pikë të rëndësishme”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




