Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

Politikë | 29 minuta më parë

Kryeministri Edi Rama është pyetur për procesin e integrimit në Bashkimin Europian, ku tha se vendi vijon punën për mbylljen e kapitujve të negociatave, ndërsa theksoi se nuk mund të përcaktohet një datë konkrete për anëtarësimin, pasi vendimi nuk varet vetëm nga Shqipëria.

“Ne jemi në kontakt dhe vijojmë të punojmë. Jemi drejt rrugës së mbylljes së kapitujve, se kur do të ndodhë askush nuk e di, nuk ka një datë. Askush nuk vendos dot një datë me BE-në. Ideja është të bësh detyrat dhe të shpresosh për më mirë”, u shpreh Rama.

Gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Turizmit 2026, Rama deklaroi se mbështet një Europë më të madhe dhe është pro zgjerimit dhe përfshirjes së vendeve të tjera në Bashkimin Europian.

“Unë jam në favor të një Europe më të madhe, jo më të vogël. Kurrë nuk kam qenë pro idesë së një Shqipërie më të madhe, pasi kam qenë pro idesë së një Europe më të madhe.

Kanadaja, mirë se të vijë, kush të dojë mirë se të vijë, nuk shoh asnjë problem. E mirëpres këtë anëtarësim të asociuar. I mirëpres të gjithë të bëhen pjesë e BE-së. Edhe nëse Presidenti Trump do të vijë, është i mirëpritur”, tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme