Rama: Rikandidimi i kryebashkiakëve socialistë në 2027 do të varet nga “paketa e maleve”, 1 mijë investime në 61 bashki

Politikë | 9 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama u ka vënë kusht kryebashkiakëve socialistë se mundësia për të rikandiduar në zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të lidhet drejtpërdrejt me realizimin e objektivave të qeverisë për “paketën e maleve”.

Rama deklaroi se deri në fund të mandatit të tretë duhet të hapet rruga për 1 mijë investime në 61 bashki, përmes kësaj pakete, ndërsa çdo bashki do të ketë një target të përcaktuar sipas madhësisë dhe potencialeve.

Kryeministri kritikoi kryebashkiakët për vonesat në përcaktimin e hartave të zonave prioritare, duke theksuar se kjo nuk është “shkencë e madhe” dhe se procesi duhet të përshpejtohet.

“Jo të gjitha bashkitë e kanë kryer fazën e parë, është e papranueshme. Në momentin kur paketa e maleve u shpall ditën e parë kishte mbi 700 interesime nga shqiptarë jashtë atdheut. Është investim i sigurt për të tërhequr kursimet e tyre dhe për t’i kthyer ata. Ambicia jonë duhet të jetë 1 mijë investime nga kjo paketë. S’do ketë rikandidim nëse nuk arrihet targeti i këtij projekti”, tha Rama.

Rama kërkoi nga ministrit përkatës të përcaktojë numrin e investimeve që duhet të jenë futur në proces për çdo bashki, duke paralajmëruar se rikandidimi i kryebashkiakëve do të kushtëzohet nga arritja e këtyre objektivave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme