Rama takon kryeministrin Frieden: Nga marsi 2027 nis fluturimi direkt Tiranë-Luksemburg

Kryeministri Edi Rama është pritur në Luksemburg nga homologu i tij, Luc Frieden, në një takim ku në qendër të diskutimeve kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi europian i Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau fotografi nga takimi, teksa vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve dhe njoftoi një zhvillim të rëndësishëm në lidhjet mes Shqipërisë dhe Luksemburgut.
“Luksemburg – Me Kryeministrin Luc Frieden, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. Nga marsi, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë përmes kompanisë ajrore kombëtare Luxair”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Linja e re ajrore pritet të nisë operimin nga 29 marsi 2027 dhe do të kryhet dy herë në javë, duke krijuar për herë të parë një lidhje të rregullt direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës.
Fluturimet do të operohen nga kompania kombëtare ajrore Luxair.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



