Rastet me fruth në Kosovë rrisin rrezikun për Shqipërinë. ISHP: Rënia e vaksinimit rikthen infektimet, mos shtyni dozat
Rënia e mbulimit vaksinal po krijon terren për rikthimin e rasteve me fruth në rajon. Situata në Kosovë ku janë konfirmuar 25 raste të reja vetëm në javën e fundit, shihet nga ekspertët e shëndetit publik si shqetësuese edhe për Shqipërinë. Aktualisht vendi ynë ka rënie të vaksinimit me të dyja dozat dhe raste sporadike më fruth çfarë ka rrit mundësitë për infektime të reja.
“Aktualisht kemi disa raste sporadike me fruth por në dy javët e fundit nuk kemi raste të reja të konfirmuara. Ne presim të kemi raste pozitive me fruth pasi mbulesa vaksinale është ulur ndjeshëm. Përkatësisht vitin e kaluar kemi një rritje të lehtë të vaksinimit më dozë të pare nga 81% në 83% të fëmijëve që aktualisht janë 1 vjeç. Por nëse vaksinohesh vetëm me një dozë, krijohet mbrojtje 93%, kështu që duhet të aplikosh edhe dozën e dytë për moshën 5 vjeç që mbrojtja të jetë 97%. Ulja e mbulesës vaksinale nën 95% krijon mundësinë që të kesh normalisht raste me fruth pasi fruthi është shumë ngjitës dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm si për të vegjël ashtu edhe për të rritur. . Aktualisht vaksinimi realizohet por shtyhet shumë në kohë . Është moment që nuk duhet shtyrë sepse në Kosovë kemi raste pozitive dhe shumë shpejt ato raste mund të infektojnë edhe fëmijë shqiptarë pasi jemi në sezon ku kemi shumë popullsi normalisht nga Kosova qe bëjnë plazh”, u shpreh Rovena Daja, Përgjegjëse e Programit Kombëtar të Vaksinimit ISHP.
Instituti I Shëndetit Publik u bën thirrje prindërve të shikojnë kartelat e vaksinimit ët fëmijëve tani në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe të mos e shtyjnë vaksinën e MMR-së pasi shtyrja do të thotë rrezik I lartë për infektime dhe shpërthime të fruthit në komunitet.
“Aktualisht me të dyja dozat mbulesa vaksinale ka rënë në 88% që do të thotë se 88% e fëmijëve 5 vjeç gjatë vitit 2025 janë vaksinuar më të dyja dozat. Prindërit e shtyjnë dozën e dytë edhe në moshën 6 vjeç, por kjo dozë nuk mund të shtyhet sepse fëmija ka krijuar ose jo mbrojtje nga doza e parë , I duhet kjo dozë e dytë për të krijuar mbrojtje dhe për të vazhduar më tej”, tha Daja.
Rreziku i përhapjes mbetet i lartë pasi virusi është jashtëzakonisht ngjitës. Një person mund të infektojë 9-10 persona të tjerë të pavaksinaur. Me nisjen e vitit të ri shkollor dhe shtimin e kontakteve mes fëmijëve , çdo boshllëk vaksinimi krijon mundësi për zinxhirë të rinj infektimi ndaj vaksinimi me të dyja dozat sipas ekspertëve është mbrojtja më e sigurte.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





