Reforma territoriale/ Berisha: Vazhdojmë betejat ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas miratimit në Kuvend me votat e mazhorancës të reformës territoriale e cila e çon numrin e bashkive në 46 nga 61 që ishte.
Berisha deklaron se PD do të vijojë betejën ligjore kundër asaj që e konsideron ekzekutim të 15 bashkive.
Në këtë kuadër, ai theksoi se demokratët kanë nisur mbledhjen e firmave të nevojshme për referendum, për të mbrojtur sipas tij, interesat e qytetarëve shqiptarë.
“Nuk ka ndodhur ndonjëherë një votë e tillë më inkriminuese se sa mbrëmë në ora 1 e gjysmë e natës. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt, PD deklaron se do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive dhe për projektin e saj 100 bashki plus.
Në këtë kuadër, ne kemi nisur mbledhjen e firmave për referendum.
Do të studiojmë të gjitha modalitetet e referendumeve lokale dhe kombëtare, me të cilat ne kemi bindjen më të thellë se mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë nga një bandë, nga një organizatë kriminale që quhet parlament”, deklaroi Berisha.
Kuvendi miratoi në orët e para të mëngjesit të sotëm (9 tetor) me 85 vota pro reformën territoriale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




