Rekord infektimesh nga koronavirusi në Maqedoni

Maqedonia e Veriut | 6 vite më parë

Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rekord të ri prej 1.085 rastesh të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19). Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga ky virus arriti në 31.572, njoftuan burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë. Në vend gjatë ditës së fundit u regjistruan 12 viktima, duke e çuar numrin e tyre nga fillimi i epidemisë në 994.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 20.731, përfshirë 283 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 9.847.
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.294 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 249.399.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme