Reshje intensive dëbore në Qafë Thore- Borëpastrueset në terren, qarkullimi pa probleme

Reshjet e dëborës vijojnë me intensitet të lartë në zonën e Qafë Thores, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se aktualisht, në terren po punojnë njëkohësisht dy borëpastruese për të mbajtur rrugën të hapur dhe të kalueshme.
Sipas autoriteteve, momentalisht qarkullimi vijon pa probleme, por situata mbetet dinamike për shkak të kushteve atmosferike.
Sipas parashikimeve të motit, reshjet pritet të vazhdojnë me intensitet gjatë gjithë natës, çka mund të sjellë vështirësi si në qarkullimin e automjeteve, ashtu edhe në punën e borëpastrueseve.
Grupet e punës dhe mjetet janë në terren dhe situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të pajisen me zinxhirë kur udhëtojnë drejt këtij aksi dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna nga strukturat përgjegjëse në terren.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



