Reshjet e dëborës përfshijnë Korçën, Rama: Bashkia në terren për menaxhimin e situatës, rrugët të hapura

Reshjet e dëborës të rëna gjatë orëve të fundit kanë përfshirë të gjithë territorin e Bashkisë Korçë, duke sjellë temperatura të ulëta dhe prezencë ngricash. Kryeministri Rama njofton përmes një postimi në Facebook se autoritetet vendore kanë reaguar menjëherë, me punonjësit e bashkisë të angazhuar në terren që prej orëve të para të mëngjesit.
Është kryer kriposja e të gjitha rrugëve, si brenda qytetit ashtu edhe në njësitë administrative, për të garantuar qarkullimin e mjeteve. Ndërhyrje të posaçme janë bërë në zonat malore, ku reshjet dhe ngricat kanë krijuar problematika më të mëdha.
Pavarësisht kushteve të vështira, qarkullimi është mbajtur i hapur dhe nën monitorim të vazhdueshëm.
“Reshjet e dëborës, të rëna gjatë orëve të fundit, kanë përfshirë të gjithë territorin e Bashkisë Korçë, të shoqëruara me temperatura të ulëta dhe ngrica. Punonjësit e Bashkisë Korçë kanë qenë në terren që prej orëve të para të mëngjesit dhe është kryer kriposja e të gjitha rrugëve, si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative.
Është ndërhyrë për hapjen e rrugëve në zonat malore, ku janë evidentuar problematika më të mëdha për shkak të reshjeve dhe ngricave. Qarkullimi është mbajtur i hapur dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Bashkia Korçë u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave”, shkruan kryeministri Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.









