Reshjet “frenojnë” lëvizjet në Morin, më pak udhëtarë nga Kosova drejt Shqipërisë gjatë kësaj fundjave

Aktualitet | 29 minuta më parë

Pavarësisht reshjeve të shiut dhe motit të paqëndrueshëm, pika kufitare e Morinit vijon të jetë një nga pikat kryesore të hyrjes së qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë. Edhe pse numri i udhëtarëve është më i ulët gjatë kësaj fundjave, lëvizjet në të dyja anët e kufirit vijojnë.

Ndërkohë, deri në fund të këtij muaji, kalimi në pikën kufitare vijon sipas procedurave të kontrollit kufitar.

Gjatë fundjavave dhe ditëve të festave, për automjetet me targa shqiptare dhe kosovare aplikohet procedura e përshpejtuar e kalimit, me synim lehtësimin e lëvizjes dhe shmangien e radhëve të gjata në kufi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme