Retinopatia, mjekët apel për kontroll të sheqerit në gjak dhe vizita te okulisti një herë në vit

Shëndet | 5 muaj më parë

Rreth 30 mijë persona në Shqipëri janë të prekur nga retinopatia diabetike, që është dhe shkaku më i zakonshëm i verbërisë.

Fatkeqësisht vlerësohet se rreth 75 % pacientëve me diabet të tipit 2, pas 10 vitesh preken nga ky ndërlikim në shikim. Mjekët konstatojnë përhapje edhe në mosha të reja.

“Po preken moshat e reja dhe ka një përhapje të retinopatis diabetike. Zona më e prekur është zona e Elbasanit, ndoshta për shkak të lidhur edhe me pjesën e metalurgjikut”, tha  mjeku okulist në QSUT, Renis Qamo.

Problemi bëhet serioz pasi shenjat e diabetit nuk dallohen dhe kontrollet nuk janë sistematike.

“Në qoftë se lëmë një vlerë të paktën për gjashtë muaj një vlerë të glicemisë në vlera 400, 500, 600 fillojnë probleme dhe fillojnë probleme serioze. Në qoftë se kjo pastaj vazhdon për një vit e ca dy vjet shkojmë drejt verbimit pothuajse ndoshta dhe total”, u shpreh mjeku.

Okulisit Renis Qamo shpjegon si na prezantohen shenjat.

“Fillon të ketë një ulje graduale ose të menjëhershme, sepse mund të ndodhë një edemë e menjëhershme ose një hemorragji e menjëhershme. Domethënë enët e gjakut hapen, krijojnë hemorragji dhe krijojnë edhe ulje të shikimit. Mund të shikoj njolla gjaku të cilat lëvizin brenda syrit, domethënë që i kuptojmë që ke një problem me shikimin ose hije të zeza që varet në varësi të lëvizjes së edemës dhe të hemorragjisë brenda në sy”, tha ai.

Pikërisht në këtë fazë, kur është prekur edema e syrit dhe kemi hemorragji pacienti duhet t’i nënshtrohet injeksioneve.

“Në radhë të parë trajtimi bëhet për të ndaluar sëmundjen në fazën ku është dhe pastaj të fillojmë dhe rikuperimin. Në qoftë se kalojmë tek ato me edem makakulare ose hemorragji vitrale, mund duhet trajtimi me injeksionet intravitrale. Fjala e fundi të të alternuara ose të kombinuara në disa raste edhe me lazer”, tha mjeku.

Mjekët thonë se retinopatia diabetike është më përhapur në zonat urbane për shkak edhe aksesit në kontrollet dhe informacionit. Ata rekomandojnë kontroll të syve 1 herë në vit për çdo pacient me diabet dhe kontroll të sheqerit në gjak dhe tensionit arterial. Rreth 100 persona janë verbuar si pasojë retinopatisë diabetike.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme