Rrëshqitje dherash në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët

Aktualitet | 8 muaj më parë

Situata në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), pas vlerësimit në terren dhe në koordinim me Policinë e Shtetit, ka njoftuar se qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment do të ndalohet deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie.

Sipas ARRSH-së, masa është marrë për të parandaluar rreziqet e mundshme për drejtuesit e mjeteve dhe për të garantuar sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe operatorëve të transportit të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës.

ARRSH ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, duke theksuar se çdo masë e ndërmarrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme