Rrëshqitje masive dheu në fshatin Bashaj, mbi 100 banorë të izoluar

Një rrëshqitje masive dheu ka ndodhur në fshatin Bashaj, duke shkaktuar dëme të rënda në rrugën lidhëse të fshatit me pjesën tjetër të zonës.
Si pasojë e shembjes së rrugës, mbi 100 banorë kanë mbetur të izoluar, pa mundësi qarkullimi.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për të hapur rrugën dhe për t’u lidhur sa më shpejt me zonat e tjera. Situata paraqitet problematike, ndërsa autoritetet janë vënë në dijeni dhe pritet ndërhyrja e grupeve të emergjencës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



