Rreziku nga rrezet e diellit në plazh -Mjekët në Shëngjin apelojnë, shmangni diellin në orët e pikut

Shëndet | 1 vit më parë

Me rritjen e temperaturave, plazhet e Lezhës po frekuentohen gjithnjë e më shumë nga pushues vendas dhe të huaj.

Ky fluks është reflektuar edhe në qendrën shëndetësore verore në Shëngjin, ku prej javësh stafi mjekësor po përballet me një numër të shtuar pacientësh që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuarit nga problemet shëndetësore të stinës.

Ata këshillojnë pushuesit që të qëndrojnë të hidratuar, të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të nxehta të ditës dhe të përdorin masa mbrojtëse ndaj rrezeve UV.

“Nuk duhet të rrinë në pikun e të nxehtit nga ora 11:00-15:30, sidomos moshat e treta dhe fëmijët e vegjël sepse kemi pasur edhe raste goditje nga dielli”, u shpreh mjekja Liza Ujka.

Qendra shëndetësore verore në Shëngjin, e vënë në funksion që prej datës 1 qershor, do të vijojë të jetë në gatishmëri 24 orë për të ofruar ndihmën e nevojshme gjatë gjithë sezonit turistik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme