Rriten urgjencat pediatrike, 250 raste në ditë. Dominojnë infeksionet virale

Shëndet | 1 vit më parë

Mbi 250 fëmijë në 24 orë kërkojnë ndihmë pranë Urgjencës Pediatrike të QSUT-së, kryesisht me infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe shqetësime gastrointestinale.

Çdo ditë rreth 25 fëmijë shtrohen në spital për trajtim afatgjatë, ku 6–7 janë nga rrethet, duke ditur që kjo është edhe një urgjencë kombëtare.

Mjeku pediatër Albert Koja thotë se pavarësisht dominancës së infeksioneve virale, nuk rrinë pas as ato me natyrë bakteriale, si dhe helmimet.

“Diagnozat më të shpeshta janë ato të stinës së verës, gastroenteritet, të shoqëruara me të vjella, diarre, ndonjëherë të dyja bashkë dhe me temperaturë, por predominojnë infeksionet virale. Ka edhe infeksione bakteriale nga salmonela, shigela, të cilat kërkojnë edhe një ndërhyrje me antibiotiko-terapi,” thotë Dr. Koja.

Këtë sezon, fëmijët kanë rënë pre edhe e pickimeve nga insektet apo kafshimeve nga gjarpri në pak raste.

“Kemi pasur dy-tre raste nga pickimet nga gjarpri, por kanë qenë raste jo me komplikacione. Kanë qëndruar për disa ditë dhe janë larguar të shëruar,” tregon mjeku pediatër.

Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kërkojnë nga prindërit ndjekje të gjendjes së fëmijëve pranë qendrave në lagje apo në pikat bregdetare. Në rastet kur temperatura nuk dominohet nga trajtimet për mbi pesë ditë duhet t’i drejtohen spitalit.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme