Rruga e re Shkodër-Mali i Zi, Rama: Drejt përfundimit, i jep hov të ri zhvillimit të turizmit

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se rruga e re që lidh Shkodrën me Malin e Zi përmes rrugës Shirokë – Zogaj – Kufi, po shkon drejt përfundimit dhe pritet të “bashkojë ofertat turistike të dy zonave dhe do t’i japë një hov të ri zhvillimit të turizmit.”
Sipas kryeministrit, Rama tashmë kjo rrugë pritet të ofrojë më shumë askses, më shumë vizitorë dhe më shumë mundësi për komunitetin lokal.

“Drejt përfundimit rruga e re që lidh Shkodrën me Malin e Zi përmes rrugës Shirokë – Zogaj – Kufi, një investim që do të bashkojë ofertat turistike të dy zonave dhe do t’i japë një hov të ri zhvillimit të turizmit. Më shumë akses, më shumë vizitorë dhe më shumë mundësi për komunitetin lokal”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social në Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



