Samiti i NATO në Bruksel, Vengu: Shqipëria i përkthen detyrat e saj në investime për sigurinë

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s mblidhen këtë të enjte (12 shkurt) në Bruksel, me në fokus diskutimet përshtatja operacionale e aleancës, vendimmarrja më e shpejtë dhe shpërndarja më e balancuar e barrës së sigurisë mes aleatëve.
Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili deklaron se Shqipëria i di detyrat e saj dhe i përkthen ato në investime konkrete për sigurinë e vendit dhe të mbarë rajonit.
Po ashtu, ai shton se vendimi për dislokimin e operacionit Arctic Sentry përreth Groenlandës konfirmon se siguria euro-atlantike është e pandashme: nga veriu strategjik deri në Mesdhe
“Mirëmëngjes nga Brukseli, ku sot mblidhen ministrat e mbrojtjes të NATO-s.
Në vijim të Samitit të Hagës, ku u vendosën objektiva të reja mbi një lexim realist të mjedisit të sigurisë, diskutimet fokusohen sot te përshtatja operacionale e NATO-s, vendimmarrja më e shpejtë dhe shpërndarja më e balancuar e barrës së sigurisë mes aleatëve.
Vendimi për dislokimin e operacionit Arctic Sentry përreth Groenlandës konfirmon se siguria euro-atlantike është e pandashme: nga veriu strategjik deri në Mesdhe. Në këtë kuadër, forcimi i pozicionimit të Aleancës në krahun juglindor mbetet po aq thelbësor.
Shqipëria i di detyrat e saj dhe i përkthen ato në investime konkrete për sigurinë e vendit dhe të mbarë rajonit”, shkruan ministri në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




