Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të Iranit të lëshuar drejt Qipros

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka deklaruar se Irani ka lëshuar dy raketa drejt Qipros, në atë që do të ishte sulmi i parë me raketa iraniane në Evropë.
“Ne jemi mjaft të sigurt se ato nuk ishin drejtuar kundër bazave tona. Mbretëria e Bashkuar ka dy zona të mëdha bazash sovrane në Qipro (Akrotiri dhe Dhekelia), ku ndodhen mijëra ushtarë britanikë”, është shprehur Haley në një intervistë për Sky News.
Megjithatë, Healey theksoi se ky incident është “shembull i një kërcënimi shumë real dhe në rritje” nga Irani, i cili po vepron gjithnjë e më pak i kontrolluar dhe më i shpërndarë në sulmet e tij në rajon.
Ai zbuloi gjithashtu se rreth 300 ushtarë britanikë ndodheshin pranë goditjeve iraniane në Bahrein, disa vetëm disa qindra metra larg vendeve të prekura. Sipas disa raportimeve, raketat drejt Qipros u interceptuan.
Ky zhvillim vjen në mes të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të fundit amerikane dhe izraelite ndaj Iranit (përfshirë vrasjen e udhëheqësit suprem Ayatollah Ali Khamenei) dhe hakmarrjeve iraniane në rajon.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



