Sëmundjet e zemrës po prekin edhe të rinjtë, jeta sedentare dhe kequshqyerja faktorët kryesorë

Shëndet | 1 vit më parë

Sëmundjet kardiovaskulare nuk janë më vetëm një problem i moshës së tretë. Mjekët kardiologë ngrenë alarmin se gjithnjë e më shpesh po përballen me raste të sëmundjeve të zemrës edhe tek të rinjtë, madje në moshë fare të re.

Kardiologia Jona Leka thekson se vitet e fundit është vërejtur një ulje e pragut të moshës së pacientëve që kërkojnë ndihmë nga specialistët. Sipas saj, mosha 20–25 vjeç është futur tashmë në fashën e riskut, me shumë të rinj që paraqiten me probleme të zemrës

“Shohim edhe të rinj, të cilët shfaqin vlera të larta të tensionit të moshë 20-25 vjeç që janë me mjekim për tension të lartë, kanë yndyra në gjak dhe në një moshë të re 45 vjeç bëjnë edhe goditje në zemër apo aritmi”, u shpreh mjekja.

Mungesa e kontrolleve të rregullta mjekësore, janë gjithashtu elementë që rrisin rrezikun për shfaqjen e problemeve me zemrën. Kardiologia Leka apelon, veçanërisht tek të rinjtë, për të ndërruar stilin e jetesës dhe për të kryer kontrolle periodike.

“Thirrja e parë ka të bëjë me ekuilibrimin e dietës ushqimore, shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe sasisë së shtuar së kripës dhe heqjen e lëndëve që japin energji gjatë ditës”, u shpreh ajo. 

Në këto ditë me temperaturat e larta shumë qytetarëve, veçanërisht atyre me probleme kardiake u këshillohet mosekspozimi në diell. Në repartin e kardiologjisë pranë Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, çdo ditë paraqiten mesatarisht rreth 30 persona që ankohen për shqetësime të zemrës.

Gazetare: S. Spaho

/rtsh.al/  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme