Sfidat e arsimit profesional, në Shkodër interes i ulët për ndërtimin dhe TIK
Interesi i të rinjve për drejtime të ndryshme të arsimit profesional mbetet një nga çështjet që kërkon vëmendje në Shkodër. Në shkollën profesionale “Arben Broci”, dega e ndërtimit nuk ka funksionuar gjatë dy viteve të fundit për shkak të mungesës së regjistrimeve edhe pse ky profesion ofron mundësi punësimi.
“Unë mendoj që nxënësit i bien shkurt dhe thonë më mirë se sa me bërë shkollë katër vjet, p bëj muratorin dhe përfitoj qoftë në emigracion ose qoftë në praktikë. Nuk më duket normale sepse shkolla ka vlerën e vetë. Dokumentacioni i shkollës që merr ka vlerën e vet, i cili njihet jo vetëm tek ne, por edhe jashtë. Pra, shkolla kurrë nuk lënë në baltë”, tha Lubjan Pajovi, drejtor i Shkollë profesionale “Arben Broci”.
Një interes i ulët është vërejtur edhe për drejtimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, TIK. Pavarësisht rolit gjithnjë e më të madh që ka teknologjia në jetën e përditshme, ky drejtim nuk ka tërhequr numrin e pritshëm të nxënësve.
“Për çudi është teknologjia e informimit dhe komunikimit ajo që ka pasur më pak regjistrime këtë vit në shkollën tonë. Nuk e kuptoj pse ka një kërkesë kaq të paktë”, shtoi Pajovi.
Orientimi i të rinjve drejt arsimit profesional mbetet i rëndësishëm për të ardhmen e tyre. Njohja me mundësitë që ofrojnë degët e ndryshme mund t’i ndihmojë nxënësit të bëjnë zgjedhje më të informuara për shkollimin dhe punësimin.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




