Shantazhoi një punonjës të administratës duke i kërkuar 5 mijë euro, arrestohet 37-vjeçari, drejtues i një portali

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia këtë të enjte (12 shkurt), i akuzuar se ka shantazhuar një punonjës të administratës publike, për t’i marrë para.
37-vjeçari me inicialet E.L., drejtues i një portali, i kishte kërkuar punonjësit të administratës shumën prej 5000 euro, që t’i fshinte disa shkrime që kishte postuar për të. Ka qenë pikërisht ky person që ka e ka denoncuar në polici 37-vjeçarin, duke çuar në arrestimin e tij. Ai u kap në zyrën e subjektit që drejtonte në Tiranë, menjëherë pasi mori 5000 euro nga punonjësi i administratës.
Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



