Shantazhonte shtetas grekë me publikimin e fotove intime, arrestohet 47-vjeçari në Korçë, u mori deri në 40 mijë euro  

Aktualitet | 8 muaj më parë

Një 47-vjeçar nga Korça është vënë në pranga, pasi akuzohet se për rreth tre vite ka shantazhuar shtetas grekë, duke i kërcënuar me publikimin e fotove dhe bisedave intime, me qëllim përfitimin e shumave monetare.

Operacioni policor i koduar “Blackmail”, pas një hetimi 4-mujor, u arrestua K. J., 47 vjeç, banues në Korçë. Ai akuzohet për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.

Sipas hetimeve, 47-vjeçari i ka marrë rreth 4 000 euro një shtetasi grek, duke e shantazhuar vazhdimisht me publikimin e materialeve intime. Po ashtu, dyshohet se me të njëjtën skemë ai ka përfituar edhe nga shtetas të tjerë grekë shuma të konsiderueshme parash, që variojnë nga 30 000 deri në 40 000 euro.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, si dhe për të dokumentuar raste të tjera të mundshme të shantazhit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme