Shërbimet sektrete greke parandalojnë vrasjen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev

Maqedonia e Veriut | 5 vite më parë

Mediat greke kanë publikuar detaje nga dosja sekrete e një operacioni të shërbimeve sekrete greke, të cilat shmangën 3 vite më parë një atentat i cili synonte vrasjen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.  
Mësohet se pas firmosjes së Marrëveshjes së Prespës ka pasur një tentativë për ekzekutimin e Zaev-it, por Shërbimet Sekrete të Greqisë i kanë shpëtuar jetën kreut të qeverisë. Dyshohet se përpjekja u financua pjesërisht nga organizata të huaja dhe ishte planifikuar nga zyrtarë të inteligjencës së vendeve të treta, të cilët shkon në Shkup si agjentë tregtarë apo drejtues të mediave.Shërbimet greke të inteligjencës informuan Ministrinë e Jashtme se “një veprim agresiv kundër Zoran Zaev është i pashmangshëm“, pa asnjë provë të vërtetuar që çon në diçka më specifike. 
Kryeministri i atëhershëm Tsipras udhëzoi Ministrinë Jashtme të informojë autoritetet kompetente të vendit fqinj, dhe Ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov, ishte i pari që u informua dhe me pas ka njoftuar edhe kryeministrin , Zoran Zaev në detaje. 
Po ashtu qeveria Tsipras larjmëroi shërbimet amerikane dhe bashkërendoi punën me këta të fundit. Shërbimet Amerikane konsideronin se “forcat që kanë interes të mos nënshkruajnë Marrëveshjen do të kërkojnë të parandalojnë ndryshimin e Kushtetutës (të Maqedonisë së atëhershme) nga Parlamenti”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme