Rriten kapacitet e kujdesit ndaj bebeve të porsalindura, 8 maternitete pajisen me inkubatorë dhe aparatura për frymëmarrje të asistuar

8 maternitete, mes tyre Spitali Universiitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, janë pajisur me inkubatorë dhe pajisje për frymëmarrje të asistuar për Shërbimin Neonatal falë bashkëpunimit të UNICEF dhe disa partnerë në sektorin priva. Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala gjatë një vizite në këtë maternitet theksoi efektet që ka pavarësia menaxheriale e spitaleve në drejtim të intensifikimit të marrëdhënieve të sektorit publik shëndetësor dhe organizatave ndërkombëtare në funksion të kujdesit ndaj nënave dhe bebeve.
“Shumë mirë që kemi një pavarësi menaxheriale dhe ky është hapi i parë. Kjo pavarësi të jep mundësi që të investosh në mënyrë inteligjente në bazë të nevojave që ka një spital”, nënvizoi ministrja.
Inkubatorët e rinj janë instaluar pranë dy materniteteve të Tiranës si dhe në ato të rretheve Elbasan, Fier, Dibër, Pukë, Durrës dhe Librazhd.
Në dhjetor 2024, në këtë spital, erdhi në jetë fëmija i parë përmes Riprodhimit Mjekësor të Asistuar dhe deri në gusht të këtij viti 6 bebe kanë lindur falë kësaj metode të aplikuar në të parën dhe të vetmen Qendër të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar me subvencionin 100% nga buxheti i shtetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




