Shërbimi shëndetësor gjatë verës në Finiq, ka mungesë të antidotit, pacientët dërgohen në Sarandë

Shëndet | 3 muaj më parë

Qendra Shëndetësore e Finiqit ka 8 fshatra  në varësi administrative. Por, gjatë muajve të verës u jep shërbimin parêsor shëndetësor emigrantëve që kthehen në vendlindje, si dhe vizitorëve të shumtë në monumentet e kulturës dhe të natyrës , në bujtinat e shumta apo restorantet e zonës.  Drejtori i kësaj Qendre Shëndetësore, mjeku Ermal Kopo, shprehet se virozat e stinës shfaqen zakonisht javën e dytë të korrikut.

“Muaji qershor po themi dhe muaji fillimi i muajit korrik nuk ka patur ndonjë sëmundshmëri në rritje kjo periudhë. Nuk ka filluar akoma pjesa e enterovirozave që janë specifike, problemet me diarre, të vjella specifike kryesisht virozat e stinës së verës.

Ambulancat janë të pajisura të gjitha me shërbimet bazë. Personeli, pjesa e medikamenteve që janë baza, kryesorja dhe më tepër ka të bëjë një çik me sqarimin e njerëzve më shumë edukimi për këtë periudhë”, tha Kopo.

Megjithatë, mjeku Kopo deklaron se nuk disponojnë ilaçet antidot , nga pickimi i gjarpërinjve dhe i merimangës së zezë. Në raste të tilla, mjekimi jepet në Spitalin ” Petro Nako” të qytetit të Sarandës, vetëm 15 minuta me makinë  larg fshatit të Finiqit.

“Qendra shëndetësore e Finiqit vetë si ambulanca janë të tëra të pajisura që me pjesën e medikamenteve antialergjik. Ka mungesa vetëm tek antidoti që është për pickimin nga gjarpëri dhe nga merimanga e zezë”, deklaroi mjeku.

Fluksi i kthimit të emigrantëve në vendlindje ,por edhe i vizitorëve, arrin kulmin në 10 ditëshin e dytë të gushtit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme