Sherr mes të miturve në Kukës, plagoset një 15-vjeçar

Një konflikt mes disa adoleshentëve është regjistruar në Kukës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë një 15-vjeçar.
Konflikti ka ndodhur mes pesë të miturve, të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta. Ata janë përfshirë në një përplasje me mjete rrethanore kundër njëri-tjetrit. Si pasojë e konfliktit, një 15-vjeçar ka marrë dëmtime të lehta.
Pesë të miturit e dyshuar si të përfshirë në ngjarje janë shoqëruar në Komisariat në prani të familjarëve dhe psikologes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




