Shisnin në Tiranë makinat e vjedhura në Zvicër dhe Itali, nën hetim 2 persona. Në pranga një tjetër për trafik emigrantësh

Gjatë dy operacioneve të Policisë së Tiranës gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar dy raste të trafikimit, një për automjete dhe një për kalim të paligjshëm të emigrantëve.
Gjatë operacionit “Stolen Line” u vunë nën hetim 2 persona, të cilët dyshohen për trafikim të automjeteve në Shqipëri, të vjedhura në Zvicër dhe Itali, me një vlerë të përafërt prej 90,000 eurosh.
Në hetim u vunë M. S., 36 vjeç, për trafikimin e një automjeti tip “Benz” me vlerë rreth 80,000 euro, i vjedhur në Zvicër dhe E. M., 29 vjeç, për trafikimin e një automjeti tip “Opel” me vlerë rreth 10,000 euro, i vjedhur në Itali.
Ndërsa operacioni “Relay” u arrestua O. T., 36 vjeç, banues në Krujë, i cili transportonte me automjet 3 emigrantë në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së.
Sekuestrohen 3 automjete, përfshirë dy të trafikuara dhe automjetin e përdorur për transportin e emigrantëve.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




