Shiste drogë në qytetin e Fierit-Kapet dhe lihet në burg 31-vjeçari

Aktualitet | 9 muaj më parë

Policia e Fierit ka vendosur në pranga një 31-vjeçar pasi akuzohet për shitjen e lëndëve narkotike në këtë qytet ndërsa gjykata i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Në njoftimin e saj policia bën të ditur operacioni policor i koduar “Target” u ndoq për 6 muaj me metoda speciale të hetimit.

Në momentin e kapjes, 31-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje.

“Kapet dhe vihet në pranga një 31-vjeçar që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza në qytetin e Fierit.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, pas informacioneve të siguruara nga hetimi 6-mujor me metoda proaktive, për një shtetas që shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis në qytet, kanë organizuar punën për lokalizimin e tij dhe vënien në pranga”, theksohet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, për këtë shtetas Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Për këtë shtetas, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kanabisi të përgatitura dhe gati për shitje”, shkruan më tej në njoftimin e saj policia e Fierit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme