Shkarkimin e ministrave. Kryeministri Xhaferi: Veprimi im është i ndërlidhur me zbatimin e Ligjit, jo me personin që është prapa funksionit

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut , Talat Xhaferi ka reaguar në lidhnje me propozimin e bërë për ndryshime në qeverinë që ai drejton.
Në një reagim në rrjetet sociale, Xhaferi shkruan se, “si Kryeministër kam të drejtë të propozoj shkarkim të ministrave në Kuvend i cili vendos sipas propozimit.
Ndërkaq ai thekson se, “pjesëmarrja në Qeveri, në përputhje me Qeverinë sanksionon se cilat parti politike marrin pjesë. Veprimi im sot është i ndërlidhur me zbatimin e Ligjit, jo me personin që është prapa funksionit të ministrit”.
Ditën e djeshme (8 shkurt), Kryeministri Talat Xhaferri ka dorëzuar shkresë kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitrevski që në seancën e radhës të shkarkojë dy ministra. Më konkretisht Fatmir Mexhitin dhe Azir Aliun, sipas njoftimit të qeverisë.
Gjithashtu mësohen dhe emrat e propozuar nga kryeministri Xhaferi, i cili i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit, Mitreski, që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut të zgjedhë: Ilir Demirin, për të drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Naim Bajrami, si ministër i cili do të drejtojë Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




