Shkupi votoi pro gjenocidit serb, Vuçiç thotë se u zhgënjye shumë nga vota Maqedonisë së Veriut për Srebrenicën

Maqedonia e Veriut | 2 vite më parë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur se e kishte të vështirë të duronte faktin që Maqedonia e Veriut votoi pro për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen e 11 Korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. “Maqedonia e Veriut më goditi fort. Unë kam investuar shumë në marrëdhëniet me vëllezërit tanë maqedonas, por kjo nuk ishte e drejtë. Doli që Greqia ishte një partner më i besueshëm se Shkupi”, ka thënë Vuçiç. 

Si Serbia ashtu edhe Republika Srpska mohojnë se ka ndodhur genocid në Srebrenicë edhe pse është përcaktuar kështu nga dy gjykata të OKB-së. Presidenti serb tha se pas votimit në OKB të rezolutës , se ajo do të hapte plagë të vjetra dhe do të sillte ndarje të reja në rajon. 

Këtë të shtunë, në Malin e Zi, Kryesia e Partisë Popullore Demokratike (DNP) pro-serbe, e udhëhequr nga çetniku, Andrija Mandiq, ka paralajërmuar tërheqje nga koalicioni qeverisës, nëse qeveria nuk miraton një rezolutës për “gjenocidin” në Jasenovac, deri në fund të qershorit. Aryseja për këtë kërkesë së partisë pro-serbe është votimi pro rezolutës për gjenocidin në Bosnje. “Me këtë akt votimi në të njëjtën kohë, Qeveria e Malit të Zi shpalli gjenoci mbi 30 për qind të qytetarëve të vet të cilët e identifikojnë veten si serbë, në të njëjtën kohë duke nxitur tensione kombëtare dhe përçarje shtesë në shoqërinë malazeze”, tha përmes një deklarate partia pro-serbe. 

Më 11 Korrik 1995, forcat serbe hynë në Srebrenicë, e cila ishte nën mbrojtjen speciale të OKB-së dhe më pas vranë më shumë se 8,000 burra e djem myslimanë.

Gazetar Artur Mata

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme