Shpërthen me eksploziv makina e bashkëshortes së avokatit të njohur, vetëm dëme materiale

Aktualitet | 1 orë më parë

Një automjet ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Myslym Shyrit, në Tiranë. Mësohet se automjeti i përket bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri.

Automjetit i ishte vendosur lëndë eksplozive, ndërsa shpërthimi ka ndodhur në momentin kur makina ishte e parkuar në ambientet e parkimit të pallateve. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të shpërthimit, si dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një akt të qëllimshëm.

Deri më tani, shkaqet dhe motivet e mundshme të ngjarjes mbeten të paqarta.

/rtsh.al/  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme