Shqipëria në vend të 9 në botë për sigurinë kibernetike. Rama: Progres në forcimin e strukturave përgjegjëse dhe strategjive kombëtare

Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama i cili teksa publikon raportin e Indeksit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, bën me dije se Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale.
“Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026 (National Cyber Security Index)
Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.






