Gonxhja: Shqipëria thyen rekord, mbi 12 milionë vizitorë të huaj në 2025

Me mbylljen e vitit 2025, Shqipëria ka thyer rekordin e një viti më parë, duke kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj.
Lajmin e bëri të ditur Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku thekson se ky rezultat konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik gjithëvjetor.
“Me mbylljen e vitit 2025, Shqipëria thyen rekordn e një viti më parë, duke kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj! Një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik gjithëvjetor, me interes të qëndrueshëm përtej sezonit veror dhe me oferta të larmishme në turizëm kulturor, natyror, kulinar, sportiv dhe jo vetëm, duke forcuar pozicionin e saj në hartën ndërkombëtare të turizmit“, shkruan ministri.
Shifrat rekord janë një tregues i qartë se Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për vizitorët e huaj, duke ofruar përvoja autentike dhe cilësi në shërbime.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




