Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër/Ministrja Spahiu: Fokus zgjerimi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale

Shëndet | 39 minuta më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër, ku ofrohen shërbime të integruara shëndetësore dhe sociale për personat e moshës së tretë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja theksoi rëndësinë e kujdesit të personalizuar, ndjekjes shëndetësore dhe mbështetjes së përditshme për përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve.

Ministrja nënvizoi gjithashtu se do të vijojë puna për zgjerimin e aksesit në shërbime cilësore, duke iu përgjigjur sa më mirë nevojave të kësaj grupmoshe.

“Mirëmëngjes nga Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër, ku ofrohen shërbime të integruara shëndetësore dhe sociale, me fokus mirëqenien, kujdesin e personalizuar dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të moshuarit.

Nga depistimi dhe ndjekja shëndetësore, te kujdesi social dhe mbështetja e përditshme, do të vijojmë zgjerimin e aksesit në shërbime cilësore, sa më pranë nevojave të qytetarëve të moshës së tretë”, shkruan ministrja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme