Shtohen rastet me COVID-19, mjekët apelojnë për respektim të masave parandaluese

Në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër është vërejtur një shtim i ndjeshëm i rasteve me COVID-19 gjatë javëve të fundit. Mjeku infeksionist Arben Mino bën me dije se virusi vijon të qarkullojë në disa variante, ndërsa aktualisht po haset një formë me simptoma më të lehta krahasuar me valët e mëparshme.
Mjeku apelon për vigjilencë dhe respektim të masave parandaluese, sidomos në ambiente të mbyllura dhe për persona në risk, si të moshuarit dhe ata me sëmundje shoqëruese.
Sipas të dhënave të mbledhura në rang qarku, vetëm gjatë këtij muaji janë regjistruar rreth 100 raste të reja me COVID-19, çka përbën një rritje të ndjeshme krahasuar me muajt e mëparshëm.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




