Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

Aktualitet | 7 muaj më parë

Edhe këtë të enjte në gjykatën e psoaçme u shty seanca për dosje e Autoritetet Rrugor Shqiptar.

Shkak u bë mungesa e të akuzuarit, Evis Berberi si dhe avokatëve të tij, ku për njërin prej tyre trupi gjykues vebdosi ta ndëshkojë me masë administrative prej 50 mijë lekësh ndërsa caktoi kryesisht një avokat tjetër.

Seanca e radhës u caktua të zhvillohet më 1 prill.

Për këtë dosje janë të pandehur, përveç Evis Berberit, ish-kreut të ARRSH-së, 20 persona të tjerë.

Ndaj të gjithë grupit janë ngritur akuzat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, “Korrupsoni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,  “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim.

Të pandehur nga SPAK janë marrë edhe dy shoqëritë “Net” shpk dhe “Daam” shpk, të cilat po gjykohen më vete me procedurë të zakonshme.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme