Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve

Shëndet | 51 minuta më parë

Ministrja e ShMinistrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka theksuar në takimin me drejtuesit rajonalë se prioritet mbetet forcimi i shërbimeve sociale dhe koordinimi i punës mes strukturave qendrore e rajonale.

Ajo ka kërkuar që shërbimet të jenë më pranë qytetarëve, të përgjigjen në kohë ndaj nevojave, veçanërisht për familjet dhe kategoritë më të ndjeshme.
Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu thekson se synimi është ngritja e institucioneve që ofrojnë mbështetje konkrete, si qendrat ditore për fëmijët, duke sjellë shembullin e një nëne që i çon fëmijët në orën 8:00 dhe i merr në orën 15:00.

Ministrja ka kërkuar gjithashtu që punonjësit të tregojnë empati dhe qasje njerëzore, duke u shprehur se “sa të futeni te institucioni e derisa të dilni, ju duhet të jeni gjithmonë buzagaz”.

Në vijim, Spahiu ka theksuar se puna do të fokusohet edhe në identifikimin e nevojave dhe diagnozave shoqëruese, gjithmonë brenda kuadrit ligjor dhe rregullave në fuqi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme