SPAK dhe Antimafia e Barit aksion të përbashkët, goditet rrjeti kriminal ndërkombëtar, prangosen 10 persona

Prokuroria e Posaçme realizoi një operacion në bashkëpunim me Antimafian e Barit në Itali, ku goditi një grup kriminal të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash.
Në total u firmosën 15 masa sigurie, nga të cilat 10 “arrest me burg” prej të cilave 6 të ekzekutuara në Itali dhe 4 në Shqipëri, 1 “arrest shtëpie” dhe 3 “detyrim paraqitje”.
Masa e sigurisë i është komunikuar në Itali kreut të grupit kriminal Igli Kamberit, i arrestuar në Korrik 2025, autor i vrasjes së një 26-vjeçari atje.
Paratë e grupit kriminal silleshin në Shqipëri me mjete të ndryshme transporti, ku njëra dërgesë e kapur ishte 690 mijë euro.
Në Shqipëri u arrestua Ergys Kastrati alias Bishja, që ishte në kërkim, gruaja e tij, Desmira Ceco dhe 2 shoferë që bënin transportin e parave të pista.
SPAK kërkoi sekuestrimin e pasurive të tyre, për automjete, 10 llogari bankare, shoqëri tregtare dhe 680 mijë euro cash.
Këto pasuri i përkasin Nevila Kamberit (që është gruaja e Igli Kamberit) prindërve të saj Dituri dhe Fatos Buzi, gruas së Ergys Kastratit dhe bashkëpunëtorëve: Bardhok Gjergji, Saimir pirra, Sokl Fusha dhe Edi Brahaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



