SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Benet Becin, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci.
SPAK regjistroi procedimin penal ndaj kryetarit të bashkisë së Shkodrës për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike kryer në bashkëpunim më 23 tetor të vitit të kaluar.
Ndërkohë më 23 prill të këtij viti prokurori Dritan Prençi mori të pandehur kryebashkiakun socialist.
Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor).
Hetimet ndaj kryebashkiakut Beci nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberit ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.
Ndërkaq, bashkë me kryebashkiakun Benet Beci, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.
Benet Beci u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 përballë Bardh Spahisë së Partisë Demokratike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



