Spiropali nga Mynihu: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO dhe zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Politikë | 8 muaj më parë

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka marrë pjesë në Konferencwn e Sigurisw nw Mynih, ku liderë politikë dhe ushtarakë nga e gjithë bota diskutojnë mbi sfidat globale të sigurisë.

Nga Mynihu, Spiropali theksoi se Shqipëria është e pranishme si një aleate e besueshme në NATO dhe si një zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj, diskutimet e këtij viti janë dominuar nga nevoja për forcimin e aleancës transatlantike, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë që po ndikojnë marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO dhe si një zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Bisedat këtë vit dominohen nga nevoja për forcimin e aleancës transatlantike, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë që po ndryshojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë klimë, Shqipëria qëndron e qartë në orientimin e saj euroatlantik dhe në përkushtimin ndaj aleancave që garantojnë sigurinë tonë.

Takimet me partnerët konfirmojnë se në një botë më të paqëndrueshme, vlera si liria, solidariteti dhe bashkëpunimi janë më të rëndësishme se kurrë. Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë e rajonit dhe për forcimin e partneritetit transatlantik, ndërsa ecën përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”, shkruan Spiropali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme