Spiropali: Shqipëria e konsideron bashkëpunimin me RMV, prioritet të politikës së jashtme e rajonale

Maqedonia e Veriut | 2 vite më parë
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti të martën në kryesinë e Kuvendit ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dancho Markovski.

Ambasadori Markovski e uroi Spiropalin për zgjedhjen në krye të Kuvendit dhe shprehu vullnetin e Ambasadës për të kontribuar në bashkëpunimin e Parlamentit dhe institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë.

Kryetarja Spiropali nënvizoi se Shqipëria e konsideron bashkëpunimin me RMV një prioritet të politikës së jashtme e rajonale dhe shprehu gatishmërinë e Kuvendit dhe institucioneve të Shqipërisë për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Kuvendi i Shqipërisë do të intensifikojë bashkëpunimin e shkëlqyer me Kuvendin e RMV dhe bashkëpunimin parlamentar do të nxisë marrëdhëniet e bashkëunimin e gjithanshëm mes dy vendeve”, u shpreh Spiropali.

“Shqipëria dhe RMV, si partnerë në NATO dhe në përpjekjet e arritjet për anëtarësimin në BE, do të vazhdojnë të bashkëpunojnë e kontribuojnë në zhvillimin, stabilitetin dhe paqen në rajon e më gjerë”, theksoi kryeparlamentarja Spiropali.

Sipas ATSH

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme