Spitali i ri në QSUT drejt përfundimit, Koçiu: Më shumë cilësi dhe mundësi për çdo qytetar

Në kantierin e Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT po punohet me ritme të shpejta për të garantuar shërbime të cilësisë më të lartë për pacientët, me standarde evropiane dhe teknologji të avancuar për trajtime të specializuara.
Punimet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë priten të përfundojnë së shpejti.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , Albana Koçiu ka qenë sot e pranishme dhe ndau pamje nga detajet e fundit në spitalin e ri të Kardiokirurgjisë.
“Një tjetër hap i madh drejt një shëndetësie me standarde europiane, më shumë cilësi, më shumë mundësi për çdo pacient, kudo në Shqipëri”-shprehet ministrja.
Sipas Koçiut, me vënien në funksionim të Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT do të kryen mbi 1,000 ndërhyrje në vit nga 112 profesionistë të përkushtuar.
Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT, që do të ofrojë shërbim 24/7 për çdo urgjencë, përfshinë në një sipërfaqe ndërtimi 4000 metra katrorë.
Me mobilim dhe pajisje të teknologjisë së lartë spitali do të ofrojë një kapacitet prej 80 shtretërish, 32 në secilin nga katet e shërbimeve.
Në katin e parë të godinës do të ketë kryesisht shërbime, të cilat do të ofrohen për studentët dhe për stafet pedagogjike për ngritjen e kapaciteteve të tyre, si dhe logjistika teknike.
Ndërkohë që kati i parë ka të bëjë me shërbimin e kirurgjisë vaskulare. Në katin e tretë ndodhet bllokun operator me shtim sipërfaqesh, nga katër salla operatore janë pesë salla të cilat tashmë do të krijojnë kushte më optimale.
Gjithashtu në katin e tretë ndodhet shërbimi intensiv, apo reanimacioni, për të gjithë situatat që kanë vështirësi në trajtim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




