Stabilizimi i Gazës/Shqipëria nënshkruan marrëveshjen zyrtare me Bordin e Paqes. Nufi: Riafirmim i angazhimit të vendit tonë

Aktualitet | 51 minuta më parë

Shqipëria ka nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

Në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja zyrtare për pjesëmarrjen e vendit tonë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.

Marrëveshja është nënshkruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe Komandanti i ISF, Gjeneral Major Jasper Jeffers.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi, si dhe Ambasadori i SHBA në Tiranë, Eric Wendt.

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social në lidhje me këtë marrëveshje, ministri Nufi është shprehur se Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet për paqe e siguri.

“Si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes, garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për një stabilitet të qëndrueshëm në Gaza”, shkruan Nufi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme