Starton “Hambar Teatri” në Fishtë, nismë e banorëve për t’i dhënë gjallëri fshatit përmes artit, kulturës dhe poezisë
Fishta e Lezhës po bëhet pjesë e një nisme të re kulturore, që synon të sjellë më shumë gjallëri në jetën e fshatit.
“Hambar Teatri” synon t’i kthejë hapësirat e fshatit në vende takimi përmes muzikës, poezisë, rrëfimeve dhe performancave artistike.
Në natën e parë, të ftuar ishin Vlashent Sata dhe Antonio Fjerca, të cilët performuan para të pranishmëve, duke sjellë një atmosferë të veçantë artistike.
Nisma është ndërmarrë vullnetarisht nga banorë vendas, me synimin që përmes artit dhe kulturës të krijohen më shumë mundësi takimi dhe aktivitete për banorët, vizitorët dhe turistët që zgjedhin Fishtën dhe zonën e Zadrimës.
“Fakti që sheh shumë bashkëfshatarë që bashkohen me njëri-tjetrin, duke u bërë krah për krah për të bërë diçka të bukur për fshatin, pa interesa personale, është diçka magjike. Jemi thjesht duke u munduar të tregojmë se edhe në fshat mund të ketë jetë, edhe në fshat ka shpresë dhe njerëz fantastikë. Ka kulturë, ka mendim, siç e ka treguar vetë i madhi At Gjergj Fishta, i cili ka qenë këtu”, u shpreh sipërmarrësi, Altin Prenga.
“Do të ketë teatër do të ketë edhe muzikë të era. Do të ketë për çdo natë do të ketë nga gjë të re. Ne do ta bëjmë sa më të bukur që të marrë jetë edhe fshati”, tha fermeri, Nard Koleci.
Një mënyrë të re për të përjetuar jetën e fshatit përmes artit dhe kulturës.
“Kemi ardhur të kalojmë ca ditë këtu në Fishtë dhe po e kalojmë shumë mirë. Jemi befasuar nga ky organizim në mbrëmje. Është diçka interesante për tu argëtuar dhe kaluar disa çaste ndryshe. Fishta na pëlqen shumë dhe po e shijojmë në maksimum atmosferën e krijuar”
“Hambar Teatri” do të jetë pjesë e jetës në Fishtë çdo mbrëmje, për disa muaj me radhë, duke i dhënë fshatit një tjetër arsye për t’u vizituar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



