Stoli i Elbasanit/ Glen Daja në “pole position”, pritet zyrtarizimi nga klubi

Drejtuesit e Elbasanit pritet të vendosin shumë shpejt se cili do të jetë trajneri i ri i skuadrës. Ai që do të marrë vendin e Ivan Gvozdenoviçit që dha dorëheqjen dhe që do të përpiqet ta rikthejë ekipin te pretendimet për vendet e para.
I sigurt duket fakti se trajneri i ri do të jetë shqiptar. Klubi ka hequr dorë nga trajnerët e huaj dhe mes kandidatëve spikat emri i Glen Dajës, ndihmëstrajner i Dinamos aktualisht. Sipas burimeve të RTSH Sport, Daja është kandidati kryesor aktualisht dhe nëse nuk do të ketë ndonjë përmbysje të situatës, zyrtarizimi është çështje orësh.
Për Glen Dajën do të ishte eksperienca e parë si trajner i parë. Vitet e fundit ai ka punuar me babanë e tij, Ilir Dajën, fillimisht te Ballkani në Kosovë dhe tani te Dinamo. Duket se ka ardhur momenti që ai të krijojë profilin e tij si trajner i parë dhe do ta niste menjëherë me një ekip elitar dhe në pozita jo të lehta.
Për stolin e Elbasanit janë përmendur edhe emra si Skënder Gega, apo Gentian Mezani, por Glen Daja duket më afër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




