“Studime letrare të zgjedhura”, Anton Nikë Berisha një dekadë kërkimesh në shërbim të letërsisë shqipe

Kulturë | 12 muaj më parë

Në një mjedis të ngrohtë mes miqsh dhe studiuesish, u promovua vepra “Studime letrare të zgjedhura” në 10 vëllime, e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur, Prof. dr. Anton Nikë Berisha.

Autori, me një krijimtari të gjerë letrare e studimore, sjell në këtë botim përmbledhjen e interpretimeve dhe studimeve monografike që pasqyrojnë qasje të ndryshme ndaj teksteve poetike dhe letërsisë shqiptare në përgjithësi.

“Kjo është pjesa më cilësore që kam bërë dhe botuar gjatë këtyre dekadave pune. Kam përfshirë kryesisht studime monografike, sepse ato dëshmojnë si dijen, ashtu edhe padijen e autorit. Kam synuar të bëj një renditje duke filluar nga çështjet teorike e estetike, e më pas tek ato të letërsisë gojore,” u shpreh Prof. dr. Anton Nikë Berisha gjatë promovimit.

Këto vëllime përbëjnë një dëshmi të përkushtimit të autorit ndaj letërsisë shqipe, si dhe aftësinë e tij për të ndriçuar vlerat shprehëse dhe estetike të veprave letrare.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme